-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria zbarkon në zyrën e Armand Dukës

Kryesoret

Pak ditë pas dorëzimit në prokurori të padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj, në prokurorinë e kryeqytetit, për shpërdorim detyre dhe falsifikim nga dy drejtuesit më të lartë të FSHF, oficerët e Policisë Gjyqësore thuhet se kanë nisur punën nga sekuestrimi i dokumentacionit, por ende nuk një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Tiranës

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se për më shumë se 4 orë, OPGJ e Prokurorisë Tiranë, kanë qëndruar të hënën në zyrat e FSHF, për të sekuestruar në cilësinë e provës materiale, të gjithë praktikën për zgjedhjen e kreut të shoqatës rajonale të Futbollit të Tiranës.

Në akt-padinë e kryebashkiakut thuhet se Ilir Shulku me detyrë sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Hacini, me detyrë sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futboll Tirana, kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për kreun e Shoqatës Rajonale të Futboll Tirana. Pretendimet që ngrihen nga pala paditëse, në cilësinë e aksionerit të Klubit Tirana, është se janë kryer falsitete në dokumentacion duke rritur në mënyrë fiktive numrin e anëtarëve që kanë votuar për zgjedhjen e drejtuesit të shoqatës.

Prokurorët thanë se hetimi do të jetë i gjithanshëm dhe se praktika e sekuestruar është voluminoze. Në listën e prokurorëve janë emrat e më shumë se 40 ekipeve që janë pjesë e shoqatës Rajonale të Futboll Tirana./ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit