-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shet të vetët për inceneratorët: Nëse kanë ngjyer gishtin…

Kryesoret

Dosja e inceneratorëve është kryefjalë në Shqipëri, por Edi Rama nga Amerika u shpreh se nuk është aspak i shqetësuar, madje i shiti të tijët, duke thënë se nëse kanë ngjyer gishtin apo dorën le të shkojnë pas hekurave, pasi PS nuk bëhet mburojë e askujt.

“Unë besoj se janë dy gjëra krejt të ndara, një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit, të shëndetit dhe mjedisit dhe paralelisht me të, veprime të dyshuara që mbeten në suazën e përgjegjësisë individuale, për të tjerat jemi në kushtet shumë komode, kur SPAK po heton dhe i takon asaj që të evidentojë faktet bazuar në hetim dhe prova, dhe jo llafe dhe spekulim. Nuk shikoj asnjë lloj shqetësimi për të vërtetën, pasi po hetohet dhe do të dalë deri në fund.

Ato janë vepra të dobishme. Përgjegjësia për rolin e cfarëdo qoftë në jetën publike është individuale, e kam besuar atëherë dhe sot. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin, apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit dhe komuniteteve për një Shqipëri më të pastër, sigurisht që ata duhet të marrin dënimin e merituar” tha ai.

Deri tani në burg ka shkuar Lefter Koka. Ndërkohë që në kërkim janë Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Opozita vijon procesin e marrjes në pyetje të zyrtarëve të lartë të përfshirë në këtë skemë që e cilëson si korruptive.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit