-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rita Gjika i drejtohet Sali Berishës: Na vjen marre me tregu rrogën se ne artistat paguhen ma pak se mësuesit

Kryesoret

Gjatë ditës së sotme Sali Berisha ka zhvilluar një takim me figurat më të njohura të artit të Shkodër.

Në ambientet e teatrit Migjeni, Berisha i shoqëruar dhe nga kandidati për bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia kanë dëgjuar problematikat e të aktorëve të teatrit.

Problematikat kryesore i përmendi në fjalën e saj aktorja e mirënjohur Rita Gjika, e cila e quajti lëvizjen e Berishës si të vonuar, pas janë 8 vite humbje që sipas saj zor se do rregulloheshin.

Aktorja ka përmendur shqetësimin e pagave për artistët dhe tha se me skandalin e publikimit të rrogave të shqiptarëve, “më tha vajza nuk ke turp që rri gjithë ditën në Teatër për 500 mijë lekë”.

“Ngaqë kanë dalë këto rrogat na vjen marre se vajza kur e pa më tha nuk të vjen marre që rri gjithë ditën në teatër e merr 500 mijë lekë? I kemi më të vogla se mësuesit pagat, por ndihemi më të rëndësishëm se mësuesit se edukojmë jo një brez, por disa”.

Aktorja tha se të rinjtë për shkak të pagave të ulëta po shtyjnë dhe planet për martesë.

“Nuk e di si do zgjidhet kjo punë, ato rroga se ne jemi vërtet për bukë. Unë mundem mos me fol krejt për vete por ja ky djalë s’martohet, ky s’ka lekë prap me u martu, s’kanë lekë, janë rrogat shumë të vogla duhet me e mendu mirë këtë punë Bardh”, tha aktorja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit