-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreth 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kryesoret

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njoftoi se aktualisht në vend janë 10 mijë e 800 raste aktive me koronavirus, shumica në Komunën e Prishtinës.

Aktualisht në Prishtinë janë 2 mijë e 407 raste aktive me COVID-19. Ndërsa e dyta për numrin më të lartë të rasteve aktive është Komuna e Pejës, me 801 raste, Gjilani me 711, Ferizaj me 705, Prizreni me 646, Fushë Kosova me 505, Gjakova me 457 raste, Podujeva 437, Lipjani 429, Mitrovica 379, Klina 334, Vushtrria 295, etj.

Dje u regjistruan edhe dy raste të vdekjes dhe 247 raste të reja me COVID-19.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.8 milion doza të vaksinës. Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 810,798 persona.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit