E vështirë të besohet se Vladimir Putin është tërhequr nga kërcënimi ushtarak në kufi me Ukrainën, pavarësisht se në media u njoftua tërheqja e tankeve.
“Financial Times” duke cituar zyrtarë të inteligjencës perëndimore, zbulon planin e Vladimir Putin në rast të pushtimit të Ukrainës.
Në artikull theksohet se Oleg Tsaryov mund të jetë i besuari i Putin për të udhëhequr qeverinë në Kiev nëse do të pushtohet Ukraina. Moska në drejtim do të vendoste separatistët pro-rusë në rajonet lindore.
Por, Oleg Tsaryov e ka mohuar që të jetë kontaktuar nga kupola e Kremlinit. “Kjo është një situatë mjaft qesharake. Unë as nuk jam ftuar të flas në televizionin shtetëror [rus] sepse nuk jam aq i rëndësishëm” tha ai.
/5pyetjet.al