Prokuria Themelore në Prishtinës ka njoftuar se gjashtë persona, anëtarë të Partisë Socialdemokratike janë dërguar në paraburgim për 48 orë.
Ata dyshohen për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.
Bëhet e ditur se të ndalurit janë G.SH për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” N.N për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryejen e detyrave zyrtare”, ndërsa T.Rr, N.K, F.K dhe D.M për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Rasti ka të bëjë kur Dardan Molliqaj, kreu i PSD-së ka mbledhur bashkëpunëtoret e tij dhe ka protestuar brenda objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës.
Gjatë kësaj proteste kanë ndërhyrë Policia e Kosovës ku u arrestuan 13 persona. Ndërkohë katër policë u plagosën.