Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar. Lulzim Basha është ndalur tek inceneratorët duke u shprehur se sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Agaçi duhet të ishte arrestuar.
“Afera e inceneratorëve eshte nje çështje e rëndësishme dhe po nxjerr në dritë të dhëna të rëndësishme. Është e qartë që minimalisht me këto të dhëna, në një vend Ballkanik duhet të ishin nisur të arrestonin Agaçin”.