-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet i pajetë 65 vjeçari në shkallët e hotelit në Himarë

Kryesoret

 Një burrë nga Lezha është gjetur pa shenja jete në shkallët e një hoteli në Himarë. 65 vjeçari është gjetur nga pronarja e hotelit tek shkallët në rrethana ende të paqarta, edhe pse sipas Policisë së Shtetit dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Kjo edhe se nga kufoma e të ndjerit nuk janë pikasur shenja dhune, megjithatë po hetohet dhe vetëm ekspertiza mjeko-ligjore do të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit