Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, ka theksuar se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për lundrim normal, duke e cilësuar këtë si një faktor kyç për interesat e përbashkëta të vendeve të rajonit dhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Xi bëri këtë deklaratë gjatë një telefonate me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.
“Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për lundrim normal, gjë që i shërben interesave të përbashkëta të vendeve në rajon dhe bashkësisë ndërkombëtare më të gjerë”, tha Xi, duke kërkuar gjithashtu një armëpushim për të rivendosur paqen në rajon.
Deklarata e Xi vjen pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ku Kina ka propozuar një plan paqeje dhe ka shprehur shqetësim për ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë në ekonominë globale, veçanërisht në vendin e saj, që është blerësi më i madh i naftës iraniane.
/5pyetjet.al









