Në komisionin parlamentar për inceneratorët që drejton PD-ja në Kuvend përpos debateve kishte edhe batuta, të shoqëruara me të qeshura.
Deputeti socialist, Ajazi tentoi diversionin mes deputetëve të PD-së, që janë përçarë në grupin e Bashës dhe Berishës, por Jorida Tabaku e kaloi me batutë duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Debati
Jorida Tabaku: Të lutem suflerin nuk e bën dot.
Besjan Ajazi: Tani edhe diçka të fundit, si nënë, si grua dhe si zonjë e nderuar. Menaxhoni mirë këtë komision, sepse nuk ju shkon, na bëni cfarë doni ne, por nuk ju shkon të bullizoni kolegët tuaj të partisë, të bëni përkthyesin e pyetjeve.
Jorida Tabaku: Çfarë lidhje ka me mua si nënë kjo? Dëgjo tani, këto gjërat patetike.
Besjan Ajazi: Të paktën mos bullizoni kolegët tuaj të partisë, që bëni përkthyesin për cdo pyetje.
Jorida Tabaku: Nuk më kompleksoni as mua dhe as zotin Boçi fare për këtë, më vjen mirë që ngritëm pak edhe humorin, pasi kemi katër orë në komision.
/5pyetjet.al