-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Prindi 1 dhe Prindi 2”, qeveria merr vendimin për çështjen e shumëdebatuar

Kryesoret

Nisi fillimisht nga dy prindër në Britaninë e Madhe, të cilët refuzuan të quheshin nënë dhe baba, por në vend të kësaj prindi një dhe prindi dy.

Më tej disa organizata bënë kërkesën që në dokumente punësimi në sektorë privatë dhe publikë, apo në aplikime si pasaporta, etiketimi të ndryshohet në prindi 1 dhe prindi 2, pasi sipas tyre, kështu largohet pabarazia gjinore dhe të drejtat e punës, por edhe e drejta e regjistrimit ligjor të fëmijëve në dokumente që kanë dy baballarë apo dy nëna.

Ky debat përfshiu edhe disa vende, mes të cilave edhe Shqipërinë. Madje, për këtë çështje u depozitua edhe një projektligj, i cili mësohet se tashmë qeveria është tërhequr. Projektligji ishte dorëzuar më 22 shtator të vitit 2021.

Rrjeti sociale zjeu me komente dhe nuk kanë munguar as reagimet e personave të famshëm të përfshirë në këtë çështje. Anëtarë të Komunitetit LGBTI në Shqipëri i dhanë zë këtij propozimi.

Ndërkohë, një formular u shpërnda edhe në kopshtet e fëmijëve në Tiranë, ku nëna dhe babai në formular janë futur në kllapa, për t’u zëvendësuar me fjalët prindi 1 dhe prindi 2.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit