-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishtinë/ Tentohet të rrëmbehet një i mitur, arrin të largohet

Kryesoret

Të miturin nga Prishtina tentojnë ta rrëmbejnë dy burra, thotë se të dyshuarit kishin armë në veturë

Dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë një djalë të mitur, mëngjesin e së martës në Prishtinë, raporton Express

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i mituri ishte duke ecur në rrugë, pasi kishte dalë nga shkolla, në momentin kur dy persona e kanë kanosur dhe kanë tentuar ta fusin në veturë.

I mituri ka arritur të largohet dhe në veturën e të dyshuarve ka vërejtur se ka qenë një armë e gjatë.

Nuk është raportuar për persona të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

“Tentim rrëmbimi-Prishtinë 15.02.2022 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur në këmbë në rrugë pasi kishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy  meshkuj të panjohur. Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit