-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kapet në befasi dhe u jep amerikanëve “leksione” për gratë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, u nderua nga Universiteti i Georgetown me një çmim të veçantë për pritjen e afganëve. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare, foli për mikpritjen e afganëve, por edhe mbështetjen e grave dhe besimin që u ka dhënë në kabinetin qeveritar, si rrallë vende në botë.

Ndihem i përulur dhe jam kapur në befasi, pasi nuk më ishte thënë që do të merrja këtë shenjë kaq të bukur mirënjohje. Zakonisht ata që janë në politikë u tremben ngjarjeve. Nuk janë të mirëpritura, por unë i mirëpres dhe kjo është e rrallë.

Sa herë që dëgjoj fjalë kaq të bukura për atë që kemi bërë për afganët, gratë afgane, aktivistët kam një ndjenjë sikleti, pasi cfarë është kaq e vecantë, duhet të kishte qenë normë për të gjithë.

Gratë duhen mbrojtur dhe zgjedhja për të pasur një qeveri me më shumë gra sesa burra, nuk është se unë jam një njeri demokratik, por kam kuptuar se gratë janë më mirë sesa burrat, janë më të mira për ta bërë punën më të mirë, na duhen më shumë gra, sepse burrat janë më të mirë për të folur dhe gratë janë më të mira për t’i bërë gjerat.

Unë jam katolik, gruaja myslimane, dy fëmijët tanë më të rritur  nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi një të vogël, i cili mund të vendosë të bëhet hebre, i takon atij ta marrë vendimin. Kjo është trashëgimia më e bukur që ka Shqipëria” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit