Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se nuk ka “aferë te inceneratorët” dhe se kushdo që ka shkelur ligjin të dënohet. Kreu i qeverisë shprehet se nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës se qeverise këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike.
“Për cilen “afere te inceneratoreve” se une nuk di ndonje afere inceneratoresh, po di nje pune te mire qe ka shpetuar tre komunitete te medha nga makthi i plehrave, ne Tirane, Elbasan dhe Fier!
Nese ne kete pune te mire ka pasur edhe individe qe mbrapa shpines se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, per te nxjerre perfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtesise, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat jane ndertuar, jane aty dhe jane ne sherbim te komuniteteve, te shendetit publik e te mjedisit” shkruan Rama.
/5pyetjet.al