Kryeministri Rama foli për gazetarët gjatë vizitës së tij në Uashington, ku ndër të tjera u pyet edhe për situatën e tensionuar të perëndimit me Rusinë.
Rama theksoi se Rusia nuk është një vend armik, por Shqipëria, tha ai, është e pozicionuar në anën perëndimore të Europës.
“Ne nuk kemi absolutisht asnjë problem tonin me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, nuk është një vend kundërshtarë. Unë këtë e kam thënë në çdo instancë, është një vend konkurrent për arsye të gjeopolitikës, edhe gjatë kohës kur ne drejtonim OSBE-në, unë jam takuar me ambasadorin rus dhe kemi pasur një marrëdhënie pozitive edhe pse me qëndrime të ndryshme. Çdo rast për bisedime duhet të shfrytëzuar maksimalisht. Ne do të bëjmë tonën, por nuk marrim asgjë përsipër që nuk na takon. Ne jemi të pozicionuar në anën perëndimore të Europës.