-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Snajperisti kosovar i ISIS dënohet me mbi 3 vjet burg

Kryesoret

Skender Qerimi është dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi një ditë më parë e pranoi fajësinë për pjesëmarrje në luftërat e ISIS-it dhe angazhim në Batalionin e Snajperistëve.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të mërkurën nga gjykatësja e rastit, Suzana Çerkini. Sipas aktgjykimit, në dënimin e shqiptuar Qerimit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 17 korriku 2021.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale thuhet se Skender Qerimi, së bashku me të ndjerët A.U. dhe V.Q., me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, ka ikur nga territori i Kosovës ku përmes lidhjeve të caktuara ka arritur në qytetin Urfa, ku janë pritur nga personat e ISIS-it.

Në aktakuzë thuhet se pasi Qerimi ka arritur qytetin Urfa, ai ka depërtuar në qytetin Raka dhe pas regjistrimit në ISIS ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, i pajisur me uniformë ushtarake të ISIS-it dhe me pushkë automatike AK-47.

Qerimi ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it në qytetet Mosul, Zumer e Sedfaruk ku ka qenë i angazhuar edhe në Bataljonin e Snajperistëve.

Ai ka qëndruar tek Forcat Demokratike Siriane, ku më 17 korrik 2021 është riatdhesuar në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit