Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, emri i Monika Lubonjës figuroi në skandalin e pagave.
Të dhënat personale të rreth 650 mijë shtetasve shqiptarë u bënë të ditura mes tyre edhe listat e pagave që u bënë virale.
Kudo qarkulluan listat ku Monika Lubonja rezultonte se merrte pagë si këshilltare e kryetarit të Bashkisë edhe pse ishte brenda programit.
Lidhur me këtë temë aktorja e njohur ka folur sot në Shqipëria Live.
Monika tha se sapo mori vendimin për të hyrë në BBV, shkoi tek burimet njerëzore dhe njoftoi se do të bëhej pjesë e një reality show.
“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika duke mohuar lajmet e shpërndara kudo.
Ndryshe aktorja ishte e fundit që doli nga shtëpia e Big Brother duke mos kapur finalen vetëm për një hap.