Policia Federale Gjermane i dhuroi Repartit Special RENEA, 2 automjete speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, uniforma dhe pajisje të tjera për Repartin Special RENEA dhe 2 autoambulanca për Repartet NSH Fier dhe Shkodër. Ky donacion shkon në vlerën 344.464 euro.
Pas ceremonisë, forcat RENEA demonstruan një rast hipotetik pengmarrje, të cilën e kryen për 26 sekonda. Shef i RENEA-s falënderoi ambasadorin Zingraf dhe i tregoi një mburojë anti-plumb të dhuruar nga Gjermania, që ka shpëtuar jetën e efektivëve në dy raste në Shkodër disa vite më parë dhe vjet në Elbasan.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/2-10-1024x600.png)
/5pyetjet.al