Stacioni i autobusëve në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure.
Sipas mediave vendase, raportohet për persona të plagosur.
Në vendngjarje janë dërguar disa ekipe zjarrfikëse, ambulanca dhe forca policore.
Ende nuk dihet shkaqet e rënies së zjarrit.