Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me anëtarët e kryesisë, bëri homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Pasi vendosi buqetën me lule, kreu i LDK-së u shpreh se sot, në ditën më të rëndësishme historike për vendin tonë, nderojnë të gjitha gjeneratat që për kohë të gjatë kanë bërë të mundur që ne të kemi festë më 17 shkurt.
“Falënderojmë edhe aleatët tanë që në orën tonë më të rëndë na qëndruan në krahë. Sot do të kujtojmë themelet e shtetit tonë që janë sa të dhimbshme, aq edhe të lavdishme”, deklaroi Abdixhiku.