Taulant Balla kërkoi përgjigje nga SPAK për kallëzimin që është bërë nga Kuvendi i Shqipërisë kundër Sali Berishës, për shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm.
Në fjalën e tij në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar socialist, replikoi me Sali Berishën, i cili akuzoi SPAK se nuk po vepron për atë që opozita e quan afera e inceneratorëve.
“Ke të drejtë Sali që e quan “skrap” dhe jo SPAK, sepse nuk po merret me ty. Kuvendi, me firmën edhe të Ilir Metës kur ishte kryetar, ka bërë kallëzim për ty, për shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm. Gjithashtu, SPAK ka deklaruar se një prokurore ka marrë në shqyrtim çështjen e akuzave për vjedhjen e mjediseve të klubit sportiv, Partizani. SPAK duhet të na thotë ku është me hetimet”, tha Balla.
Në fjalën e tij, në Kuvend, ish-kryeministri akuzoi SPAK, por edhe Lulzim Bashën, duke thënë se nuk e mbrojti për asnjë orë të vetme interesin e qytetarëve.