Kreu i PD, Lulzim Basha, ka ngritur akuza me emra konkretë në lidhje me aferën e inceneratorëve. Ai ka denoncuar deputetin e PS, Alqi Bllako, se babai i tij paguhet me një rrogë në muaj sa pesë deputetë bashkë.
“10 mlilionë lekë në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve këtu në sallë.
Sa 5 deputetë bashkë merr babai i njërit prej jush këtu në këtë sallë nga inceneratorët e paguar nga paratë e qytetarëve, Alqi Bllakos”, tha Basha në Kuvend.
Ndërkohë, Basha tha se një pyetje ngrihet deri sa e vërteta të zbardhet.
Kreu i PD thotë se a do të kishte mundësi që “kjo aferë korruptive të ndodhë pa dijeninë e kryeministrit”.
“Katër ministra të përfshirë, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, pa dijeninë e kryeministrit? Padyshim që jo. Edhe sot që flasim vijojnë të paguhen para të shqiptarëve për këtë aferë korruptive.
Pyetja që shtrohet e do vijojë deri sa përgjigja të zbardhet është një, nuk ka shqiptar anembanë Shqipërisë që nuk e di përgjigjen, a ka mundësi të ndodhë e gjitha kjo pa dijeninë pa miratimin e jo pa lyerjen e gishtit po pa marrjen e gjithë tepsisë nga i pari i qeverisë? Presim të kthehet të dalë para komisinit të inceneratorëve të na shpjegojë si qeveria e tji i ka marrë këto vendime prapa shpinës së tij”.