-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hashim Thaçi nuk i ka takuar familjarët prej 9 muajsh, vijon izolimin në Hagë

Kryesoret

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet prej 16 muajve në paraburgim në Hagë, aty ku po vazhdon gjyqi ndaj tij dhe tre përfaqësuesve të tjerë të UÇK, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Avokati i tij, në një lidhje me emisionin “Opinion” tregoi se për rreth 9 muaj, Thaçi ka qenë në izolim të plotë dhe nuk ka mundur të takojë asnjë prej familjarëve të tij, për shkak të masave anti-Covid.

“Prej momentit kur është dërguar në paraburgim, tani bëhen 16 muaj ka qenë në një gjendje jashtëzakonisht të mirë shpirtërore, i përqendruar vetëm në përgatitjen e mbrojtjes së tij. Emocionalisht është shumë i fortë. Lexon kryesisht literaturë që nuk ka të bëjë as me Ballkanin. Njihet me shkresat e lëndës që ne i kërkojmë komente dhe përgjigje. Është në burg, burgu është burg edhe aty është i izoluar”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit