-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kancelari gjerman kërcënon Rusinë: Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërcënuar Rusinë me sanksione pas tensioneve të shtuara me Ukrainën.

Deklarata në fjalë është bërë pas një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel.

“Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja dhe ne jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione ndaj Rusisë”, pohoi ai.

Mes të tjerash ai shtoi se liderët duan të përdorin diplomacinë për të zgjidhur krizën.

“E dimë në të njëjtën kohë se ka ende shumë ushtarë dhe trupa përgjatë kufirit ukrainas. Kjo është kërcënuese dhe mbetet një situatë kërcënuese. Ne nuk mund të jemi naivë për këtë”, shtoi më tej ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit