-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Promovohet libri “78 bombardime të NATO-s”

Kryesoret

Në 14 vjetorin e pavarësisë, sot në bibliotekën kombëtare të Kosovës, është bërë promovimi i librit “78 bombardime të NATO-s” nga autori Shyqri Nimani.

Të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe profesor Lulzim Tafa. Kurti tha se vepra si kjo që po promovohet sot janë të domosdoshme.

“Janë domosdoshmëri për të krijuar dhe dokumentuar të shkuarën në momentin më vendimtarë për brezin tonë dhe jo vetëm” tha Kurti.

Ai poashtu, shtoi se “Në 399 faqet e veta na rikujton miqtë që na kanë ndihmuar e armiqtë që na kanë penguar, na rikujton pasqyrën përmes së cilës na ka parë bota përgjatë atyre 78 ditëve në zjarr, na rikujton sakrificat dhe sfidat që i kemi kaluar si popull për të arritur këtu ku jemi sot” ka thënë ai.

Ndërsa, profesori Lulzim Tafa tha se në këtë libër janë përfshirë shumë shkrime që kishin të bëjnë me fushatën ajrore të NATO-s.

Autori i librit, Nimani tha se kur po thonë se jemi shteti më i ri në botë, në fakt jemi kombi më i vjetër në botë.

“Nuk kam dëshirë kur po thonë se jemi shteti më i ri në botë, në fakt jemi kombi më i vjetër në botë. Këtu në libër është rrëfimi Gernika e Kosovës. Ne shqiptarët e duam familjen shumë, fëmijët dhe kemi gratë që udhëheqin kombin shqiptar”, ka thënë Nimani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit