-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni për inceneratorët, Basha: Ka zbërthyer mekanizmin, gjysma e kabinetit e përfshirë

Kryesoret

Jashtë parlamentit, kreu i PD, Lulzim Basha, u shpreh se Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka arritur të zbërthejë mekanizmin e vjedhjes së parave në këtë aferë.

“Komisioni është i rëndësishëm sepse ne kemi 6 vite që e denoncojmë. Komisioni ka zbërthyer mekanizmin se si janë vjedhur këto para. Mekanizmi është i denjë për skenarët e mafies. Ky komision po provon dita-ditës se ky komision po zbulon dita ditës se si ka funksionuar kjo skemë”, tha Basha.

“A mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë edhe vetë Edi Rama. Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Para fytyrës së qytetarëve janë akoma imazhet e denoncimit në prokurori, Rama mblodhi grupin parlamentar dhe e çoi te Inceneratori. Pse? Mjafton që mesazhet që Edi Rama dha nga Inceneratori i Elbasanit. Ky komision po provon si ka funksionuar ngritja e kësaj skeme. Esenciale janë disa element të padëgjuara më parë. Si fakti i 17 akteve zyrtare brenda disa ditëve. Edi Rama dhe ministrat të shpjegojnë si përgatitën VKM brenda 8 orësh dhe të shpallnin fitues. Disa ministra presin se ku do të bjerë gishti i kurbanit të radhës. A mund të ndodhnin këto pa miratimin Edi Ramës. E dyta është një ndarje domethënëse në tre grupe. Grupi i parë është opinioni publik që janë shqiptarët.

Sa herë që vijnë dëshmitarët aty dhe mundohen të pengojnë marrjen në pyetje duke sulmuar anëtarët e PD. Duke pamundësuar ardhjen e disa prej dëshmitarëve të thirrur me lloj-lloj sebepesh. Opinioni publik është informuar që kjo është një skemë e strukturuar. Këta njerëz që kanë boshatisur llogaritë e tyre nuk janë pronarët e vërtetë. Por politikanët që fshihen pas tyre. Koka është bishti. Është gjysma e kabinetit dhe pa dyshim kreu i qeverisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit