-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova, 14 vite Pavarësi, Rama publikon videon: Urime të gjithë shqiptarëve

Kryesoret

Sot shënohet 14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë shqiptarët në Kosovë në një mënyrë të veçantë.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetin e social Facebook, një video nga Dita e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES! Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës

Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit