Sali Berisha është shprehur i pakënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila një natë më parë vendosi të mos e shkarkoi Ilir Metën nga Posti i Presidentit të Republikës.
Berisha theksoi se Kushtetuesja duhej të dënonte Parlamentin për falsifikim dhe tentative për rikthimin e censurës në Shqipëri.
“Gjykata kushtetuese duhet të dënonte parlamentit për vendimin e tij që synonte rikthimin e censurës në Shqipëri, duke filluar nga kryetari i shtetit. Kushtetuesja, në vendimin kryesor duhet të kishte vetëm një pikë: Dënoj parlamentin për vendimin e tij antikushtetues. Duke treguar varësinë e tmerrshme nga politika, Gjykata nuk dënoi aktin e falsifikimit nga parlamenti”, tha Berisha.