Pas kryeministrit Rama, edhe Presidenti Meta ka uruar 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Meta ka postuar një foto të Adem Jasharit dhe të Ibrahim Rugovës, ndërsa bashkëngjitur ka shkruar:
“GËZUAR KOSOVË E DASHUR!
Mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës!
Shqipëri-Kosovë gjithmonë krah njëra-tjetrës!”