Erion Braçe komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos e shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës. Ai mendon se Ilir Meta duhet t’i kërkojë ndjesë Gjykatës Kushtetuese.
“Kur shkon para një gjykate, nuk ka as të humbur e as të fituar. Para gjykatës bëhet drejtësi. Gjykata vendosi ashtu, vendimi është për t’u zbatuar dhe pikë. Ne nuk jemi nga ai soj që themi se vendimet e gjykatës vlejnë për ne dhe nuk vlejnë për ne, apo anasjelltas. Ama, unë pres që Ilir Meta të lëpijë të gjithë pështymat që ka hedhur mbi gjykatën, gjatë gjithë kësaj periudhe. Këtë gjë duhet ta bëjë publikisht, të kërkojë ndjesë”, tha Braçe.
Ndërsa Pëllumbi theksoi: “Presidenti ka bërë shkelje, çështja ishte nëse ishin të rënda, apo jo. Gjykata Kushtetuese gjykoi ashtu”.