300 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,170 raste aktive me COVID. Shërohen 934 të tjerë.
Janë kryer 2,419 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 300 qytetarë, në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.
Janë 6,170 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qyetar nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 300
Të shëruar në 24 orë 934
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,419
Testime totale 1,722,215
Raste pozitive 269,601
Raste të shëruara 259,999
Raste Aktive 6,170
Humbje jete 3,432
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,158
Fier 859
Vlorë 569
Elbasan 528
Berat 444
Shkodër 328
Lezhë 330
Gjirokastër 229
Durrës 220
Korçë 182
Kukës 172
Dibër 45.