-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina akuzon: U bombardua një kopsht në Luhanks

Kryesoret

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbas, për bombardimet në një fshat në zonën e kontrolluar nga Ukraina.

“Forcat pushtuese ruse, bombarduan qytetin Stanytsia Luhanska në rajonin e Luhanskut, duke shkelur ashpër marrëveshjen e armëpushimit”, thanë zyrtarët ushtarakë ukrainas, në një deklaratë.

Si rezultat i sulmit, ndërtesa e një kopshti të fshatit, u godit nga një predhë përmes murit të një dhome.

Kreu i fshatit, Albert Zinchenko, tha për “BBC News Ukraine” se u plagosën tre persona, të cilët u dërguan në spital.

“Një roje sigurie, një punonjëse lavanderie dhe një ndihmësmësuese e çerdhes. Ata janë në spital duke vuajtur nga goditja e predhave dhe stresi”, tha ai.

Sipas tij, disa fëmijë ndodheshin në ndërtesë në momentin e bombardimeve, por shpëtuan të padëmtuar.

Më herët, separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit, pretenduan se ushtria ukrainase filloi të bombardonte një numër vendbanimesh.

Nga ana e tyre edhe separatistët kanë akuzuar forcat qeveritare se kanë hapur zjarr 4 herë në territorin e tyre gjatë 24 orëve të fundit , ndërsa Ukraina akuzoi rebelët për bombardime në një çerdhe fëmijësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit