-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja makabre e Eglantina Bucit, gjykata i dënon me 50 vite burg babë e bir

Kryesoret

Babë e bir, Faik e Shkëlzen Buci, janë dënuar me 50 vite burg në total për vrasjen e Eglantina Bucit. Ata janë dënuar me nga 25 vite burg secili.

Faik dhe Shkëlzen Buci kanë mohuar vazhdimisht akuzat për vrasjen makabre të vitit 2012 të Eglantinës në atp kohë 23-vjeçare. Për vrasjen akuzohet vëllai i kësaj të fundit, ndërsa ka dyshime të jetë porositur nga babai i tij, Faiku. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që kërkonte 50 vite dënim në total për babë e bir, ndërsa masa është marrë mbi bazat e ligjit të vjetër, për shkak të kohës kur është kryer vepra penale.

Faik e Shkëlzen Buci akuzohen për veprën penale vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Krimi ndodhi në vitin 2012, por është zbardhur në 2020. Asokohe në Malin me Gropa u gjet një skelet i groposur, ku pas analizave, rezultonte të ishte i Eglantina Bucit.

Sipas dosjes hetimore, Shkëlzen Buci, vëllai i Eglantinës, thirri të motrën për kafe, teksa i shoqëronte dhe shoku i tij. Gjatë rrugës për tek Mali me Gropa, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb, ndërsa skena është parë nga shoku. Sot me statusin e të penduarit të drejtësisë, shoku i Shkëlzenit rrëfeu krimin 8 vite pasi kishte ndodhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit