Lulzim Basha ka hapur sot fushatën për zgjedhjet e 6 marsit në Rrogozhinë ku ka qenë i pranishëm së bashku me kandidatin për kryetar Ferdinad Saraçi.
Basha shprehu kënaqësinë për mikpritjen që i ofruan banorët dhe në fjalën e tij ai foli për mundësit që ju mungojnë të rinjve dhe mungesat e punësimit.
Po ashtu i preku dhe problematikat e fermerëve që sipas tij subvencionet për ata ishin 14 herë më të vogla se ato të Kosovës.
“Ata paguanin dhe korruptonin mediat që të na mbyllnin gojën për çështjen e incernatorëve, na sulmuan edhe për rrugët që po i shtronin “me florinj”,” u shpreh Basha duke mos harruar dhe arrestimet që janë bërë nga grupi socialistë si prova më e mirë për mos i besuar më PS-së.
Po ashtu ai ngriti akuzën se me lekët e inceneratorëve qeveria Rama ka blerë votat e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai nuk harroi as ti kundërpërgjigjej Berishës.
“Gjuha shkon ku dhëmbë dhembi, se flasin për bravat se aty do përfundoi pas hekurave dhe bravave, se ky sulmon të tjerët, por nuk do shpëtoj as vetë,” tha ai.
Kujtojmë që në takimet e zhvilluara në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit nga ish -kryeministri Berisha e ka sulmuar shpesh herë duke e quajtur “Lul Brava”. /5pyetjet.al