-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Harta e re gjyqësore, Olsian Çela: Sistemi nuk i përgjigjet nevojave që ka vendi

Kryesoret

Ka vijuar këtë të premte konsultimet publike për draftin e hartës së re gjyqësore, që sjell një rikonfigurim të prokurorive dhe gjykatave në vend.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se është një detyrim ligjor në kuadër të reformës në drejtësi dhe kjo reformë do të sjellë më shumë efikasitet dhe cilësi.

“Harta e re është detyrim nga ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, ku thuhet qartë që në gjykatat e shkallës së parë do të ketë jo më pak se 7 gjyqtarë dhe në gjykatat e apelit, jo më pak se 10 gjyqtarë. Sigurisht që në hartimin e draftit të hartës gjyqësore, që është hartuar edhe me konsulencën e partnerëve tanë, janë marrë në konsideratë edhe një sërë elementesh të tjera, me fokus rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë”, tha Manja.

Në të njëjtën linjë ishte dhe kryeprokurori Olsian Çela: “Në situatën ku jemi, sistemi gjyqësor nuk i përgjigjet nevojave që ka vendi. Mendoj që numri i lartë i prokurorive dhe mënyra se si janë shpërndarë, ka shkaktuar probleme me cilësinë që u ofrohet qytetarëve”.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit