Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida tabaku, zbuloi ditën e sotme përmes një deklarate për media, shkeljet e evidentuara gjatë seancës së katërt të marrjes në pyetje të dëshmitarëve në komision.
Tabaku theksoi se gjatë hetimeve të kryera për inceneratorin e Fierit rezulton i përfshirë kryetari i bashkisë Armando Subashi, i cili i ofroi kompanisë koncesionare 10 troje të ndryshme dhe përzgjodhi më pas atë që nuk ishte tokë shtetërore për ta dëmshpërblyer pronarin me dyfishin e çmimit në treg.
“Kush e mban barrën e kësaj kontrate të zbatuar keq. Kam këtu komunikimin nga zyra për regjistrimin e pasurive në Fier, kryetari i Bashkisë i vendos në dispozicion 10 troje publike për kompaninë koncesionare dhe zgjodhi një tokë arë që ka pronar. Më pas e dëmshpërblen me dyfishin e vlerës dhe e kthen në tokë industriale. Kompania e cila ka bërë ofertën e pakërkuar, është në pronësi të shtetases Sefi Zani. Pasi ajo bën një ofertë të pa kërkuar, largohet dhe kompaninë e blen Klodian Zoto”, tha Tabaku.
/5pyetjet.al