Një denoncim në rrjetet sociale mbi një rast të paprecedent të racizmit në qytetin e Elbasanit ka detyruar Komisionerin Kundër Diskriminimit që fillojë shqyrtimin e një çështjeje tepër të ndjeshme për shoqërinë, siç është diskriminimi mbi baza racore.
Një lokal në qytet kishte bërë një kërkesë për të punësuar sanitare në ambientet e tij, ndërkohë që kushti kryesor ishte që puonjësja të mos ishte “me ngjyrë” duke patur objekt pjestarë të komunitetit rom dhe egjiptian.
Në reagimin e tij Komisioneri Kundër Diskriminimit kërkon nga qytetarët të denoncojnë çdo formë të shfaqjes së diskriminimit.
“KMD i bën thirrje të gjithë subjekteve private që të evitojnë sjelljet diskriminuese dhe ti konsiderojnë qytetarët të barabartë në të drejtat dhe dinjitetin e tyre”, thuhet në reagim.