Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte dy ligje. Mësohet se bëhet fjalë për ligjin për ushqimin e për shërbimin veterinar.
“1) Ligjin nr. 10/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar”; dhe
2) Ligjin nr. 11/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Ndryshimet ligjore që synojnë përmirësimin e legjislacionit për lehtësimin e klimës së bizneseve, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në import-eksport në fushat e ushqimit dhe ushqimit për kafshë; marrja e masave për sigurinë ushqimore; dhe sanksionimi në ligj i detyrimit për hartimin e miratimin e një Strategjie për Sigurinë Ushqimore, janë të mirëpritura.
Është me rëndësi që institucionet shtetërore të angazhohen jo vetëm në hartimin e strategjive publike në këtë drejtim, por edhe në zbatimin e tyre me përpikëri, duke forcuar kontrollin ndaj sigurisë ushqimore, në mbrojtje të konsumatorit”.
/5Pyetjet.al