Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat njoftoi se Arjola Kodra ka afat 48 orë pranë Komisionit, pasi ka bërë një dëshmi të rreme.
Arjola Kodra mund të jetë një tjetër person që mund të shpallet në kërkim?
Tabaku: Zonja Kodra bëri një dëshmi që ekspozoi këtë aferë. Më rëndë ajo bëri dëshmi të rreme përpara Komisionit. I është dërguar një njoftim i dytë, dhe sot i është nisur shkresa e tretë, por i kanë thënë punonjësit që askush nga përfaqësuesit e kompanisë nuk është këtu. Ka 48 orë afat të paraqitet pranë këtij Komisioni”, tha më tej Tabaku.
/5pyetjet.al