Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se trageti i linjës Greqi-Itali është tashmë në ujërat shqiptare, ndërsa vijon operacioni për shuarjen e zjarrit.
Peleshi ka shpërndarë foto nga trageti, ndërsa bën të ditur se në operacion po marrin pjesë edhe 2 anije shqiptare.
“Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.
Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.
Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.
Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija”.
/5Pyetjet.al