Një sasi prej gati 3 tonësh kokainë është sekuestruar së fundmi nga ushtria e Meksikës gjatë një operacioni në Gjirin e Kalifornisë në Oqeanin Paqësor, pas ndjekjes me shpejtësi të lartë të varkës që i transportonte.
Ndjekja zgjati për disa minuta dhe gjatë saj u përdorën dhe helikopterë, pasi narkotrafikantët refuzuan në fillim të ndalonin mjetin ujor të mbushur plot me kokainë.
Tre persona u arrestuan nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë.
Ushtria meksikane ka arritur të kapë sasi të mëdha gjatë kohëve të fundit të kokainës, me trafikantët që janë duke provuar të gjitha mënyrat për të transportuar drogën.
5pyetjet.al