Bora Zemani e takoi aktorin e veshur me një këmishë me shirita të gjelbër e blu, lejla e të verdhë. Ju kujtohet?
Mirëpo, një këmishë të ngjashme kishte veshur mbrëmë edhe mamaja e Donaldit, kur i bëri surprizën djalit të tij në Pallatin e Kongreseve.
Të gjithë nisën të krahasojnë veshjet, teksa pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.
Po ta shohim me vëmendje, këmishat nuk janë të njëjta me njëra-tjetrën dhe me siguri e gjitha është një rastësi.
Donaldi nuk arriti të dalë fitues i këtij edicioni, teksa fitoi mbështetje të madhe nga publiku dhe mori moderimin e një emisioni në prime në “Top Channel”, “Më lër të flas”, së bashku me 10 mijë euro si finalist.
/5pyetjet.al