Një person ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK pasi ka qenë i plagosur në dorë.
Atij i është larguar një plumb nga dora, por Policia e Kosovës nuk e di se si ka ndodhur ngjarja që ka çuar në plagosje të tij.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK pasi që ishte i lënduar në dorë. Nga stafi mjekësor është bërë intervenimi dhe viktimës i është larguar një predhë (plumb) nga dora. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te lëndimi”, thuhet në raportin policor.
Policia po e heton këtë rast. /5pyetjet.al