Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Borsh të Sarandës ku burrë e grua humbë jetën, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Rrapo dhe Savete Cika, 83 dhe 71 vjeç nuk kanë arritur do të dalin nga banesa dhe për pasojë kanë humbur jetën.
Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë djegia e një prize treshe, në të cilën ishin vendosur një batanije me ngrohje dhe e ngrohëse elektrike, ku për pasojë priza është mbingarkuar dhe kjo ka shkaktuar shkëndijën elektrike, ku më pas banesa është përfshirë nga flakët.
Bëhet me dije se dhëndri i ka gjetur trupat mëngjesin e sotëm, ku gruaja ishe e asfiksuar dhe trupi i burrit ishte i djegur . Ndërkaq bëhet me dije se të moshuarit dy javë më parë kishin kaluar COVID. Ndërkohë familjarët kanë hapur sot dyert e mortit./ BW