Mbrëmjen e djeshme drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka ushtruar një kontroll blic në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier. Nga kontrolli në disa prej qelive janë zbuluar telefona të fshehur, por edhe disa doza lëndë narkotike. Gjithashtu u gjet edhe një sharrë e improvizuar dhe sende të tjera.
Të dënuarit që janë kapur në shkelje janë proceduar dhe tashmë do të hetohen dhe dënohen për një tjetër vepër penale. Në këtë burg pak javë më parë u transferua edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për të vuajtur dënimin 3.4 vite.
/5pyetjet.al