-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 2.8 milionë doza të vaksinës antiCOVID erdhën në Kosovë 

Kryesoret

Nga 28 marsi i 2021 dhe deri më tani, Kosova ka përfituar 1.6 milion vaksina të falura nga disa shtete, përfshirë edhe mekanizimin COVAX.

Nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se këto donacione kanë ardhur nga këto shtete si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegjia,  Kroacia, Franca dhe donator të tjerë në kuadër të iniciativës COVAX.

Ndërkaq shteti i Kosovës ka blerë 1.2 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, të llojit Phizer.

Ku, deri më tani janë administruar 1,806,746 doza.

Krahas administrimit, pati edhe humbje të vaksinave, si shkak i skadencës së afatit, mbi 133 mijë doza AstraZeneca të falura nga Norvegjia u hodhën.

Megjithatë nuk dihet ende për të tjerat, ku për këto sipas MSh-së një vlerësim i tillë do të bëhët në fund të procesit të vaksinimit.

Aktualisht në stok janë 900 mijë vaksina Pfizer kundër COVID-19./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit