Për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, që ndodhi mbrëmë vonë në fshatin Zllatar të Prishtinës, policia ka dhënë detaje.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 dhe një zyrtar policor i gjinisë mashkullore ka mbetur i vdekur, pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht gjatë një ndeje nga i dyshuari.
I dyshuari më pas është arrestuar dhe Prokuroria e Shtetit ka autorizuar Inspektoriatin Policor të Kosovës që të merret me rastin.
“Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./5pyetjet.al