-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria paralajmëron heqjen e masave anti-covid

Kryesoret

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se nga muaji mars mund rivlerësohen masat anti-Covid që janë në fuqi në vend. “Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit mars”, tha Manastirliu.

“Qeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ardhjen e 1 milion dozave të vaksinave Pfizer, plus 500 mijë doza opsionale. Pra përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes”, shtoi ministrja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë kryer mbi 2 milionë e 680 mijë vaksinime dhe kanë mbërritur mbi 3,1 milion doza vaksine ndaj COVID-19. Një ditë më parë, Iria Preza, specialiste e programit kombëtar të vaksinimit, deklaroi në Ditarin e A2 CNN se vetëm 10% e popullsisë ka kryer dozën e tretë.

Gjithashtu, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha për A2 CNN të premten se edhe për disa kohë do të mbeten në fuqi kufizimet aktuale. “Shifrat që ne kemi sot, pavarësisht se janë të qëndrueshme, nuk diktojnë sot ndonjë ndryshim masash. Duhet të shohim ditët në vazhdim se çfarë do të na tregojnë”, tha Rakacolli.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit