-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot u hap fushata, Celibashi thirrje partive: Silluni mirë

Kryesoret

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në nisje të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të pjesshme të datës 6 Mars 2022 u dërgoi një mesazh partive politike, kandidatëve dhe qytetarëve që do të votojë në 6 bashkitë e vendit.

“Sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë. Subjektet zgjedhore të regjistruara dhe kandidatët e tyre, kanë detyrimin për të bërë fushatë duke respektuar Kodin Zgjedhor, si edhe çdo normë tjetër ligjore, e cila përcakton dhe garanton zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme.

Me këtë rast ju përcjell partive politike dhe kandidatëve pjesëmarrës në këtë garë, thirrjen për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhore në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zhvillimi i një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë, të drejtë dhe të ndershme lidhet drejtpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor.

Gjej rastin për të ftuar votuesit/zgjedhësit, qytetarët të 6 njësive të qeverisjes vendore që të marrin pjesë masivisht në këtë proces. I ftoj ata që të verifikojnë vlefshmërinë dokumenteve të identifikimit pasi kanë verifikuar më së pari nëse emir i tyre gjendet në listën e zgjedhësve.

Mungesa e një dokumenti identifikimi të vlefshëm nuk do t’ju mundësojë atyre të ushtrojnë të drejtën e votës në datën 6 Mars 2022. Edhe pse mandati i kryetarëve të bashkive që do të dalin nga këto zgjedhje është më pak se një vit, vlen që ju të ushtroni të drejtën tuaj të votes” mbyllet mesazhi.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit