Dy persona, burrë e grua kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në banesën e tyre, cila u përfshi nga flakët. Të moshuarit që ndërruan jetë janë Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe. Shtëpia e çiftit të moshuar u përfshi nga flakët duke u djegur. Dy të moshuarit u gjetën pajetë brenda shtëpisë.
Ende nuk dihet saktësisht se cfarë e shkaktoi zjarrin. Paraprakisht dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një asfiksim nga rrjedhja e gazit që u mori jetën të moshuarve dhe më pas shkaktoi zjarrin, por nuk përjashtohet që shkak të ketë qenë rezistenca me të cilën ngroheshin apo ndonjë shkëndijë elektrike.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit nga fqinjët e çiftit, të cilët jetonin vetëm.
/5pyetjet.al